Milot Rashica 'shpërthen' pas fitores ndaj Malit të Zi, askush nuk i priste këto fjalë për trajnerin

Milot Rashica 'shpërthen' pas fitores ndaj Malit të Zi, askush nuk i priste këto fjalë për trajnerin

Sport October 14, 2019 - 22:58
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.

"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, ka folur edhe Milot Rashica, vushtrriasi i cili bëri një paraqitje të mirë sonte, por që nuk ia doli ta gjente rrjetën.

Image

"Shënuam dy gola herët dhe patëm ndeshjen nën kontroll. Kundërshtari kishte pak raste", tha Rashica në SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Nuk ka rëndësi kush shënon gola. Le të futet edhe trajneri që të shënojë. Me rëndësi janë fitoret", vlerësoi Rashica.

"Në çdo ndeshje luajmë për fitore. Kemi edhe dy finale. Momentalisht po mendojmë vetëm për Çekinë", shtoi Rashica./Zëri.info