Sulmuesi i Malit të Zi 'shpërthen' pas humbjes në Prishtinë, ka edhe një mesazh për tifozët

Sulmuesi i Malit të Zi 'shpërthen' pas humbjes në Prishtinë, ka edhe një mesazh për tifozët

Sport October 15, 2019 - 08:32
Detajet

Mali i Zi pësoi humbje nga Përfaqësuesja e Kosovës me rezultat 2:0 në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Malit të Zi Aleksandar Boljeviç tha se të gjithë malazezët kanë pritur më shumë nga ta mbrëmë.

“Kemi pritur më shumë nga kjo lojë. Ne me të vërtetë jemi futur në lojë me shumë dëshirë. Kemi luajtur mirë deri te goli i parë i pranuar”, tha fillimisht futbollisti i Standard Liege, përcjell Zëri.info.

“Pas kësaj, ishte e vështirë të ktheheshim në lojë. Ne duhet ta ngremë kokën lart dhe të qëndrojmë së bashku. Tani do të përgatitemi të luajmë sa më mirë ndaj Anglisë”, vlerësoi Boljeviç.

Në fund, Boljeviç falënderoi tifozët për mbështetjen e Malit të Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Dua të falënderoj tifozët që nga brohoritën. Ata ishin të ndritshëm sonte. Faleminderit nga zemra dhe shpresoj se ata do të na përkrahin gjithmonë”, shtoi Boljeviç./Zëri.info