Mediumi anglez: Fitorja kundër Malit të Zi do ta ndihmojë futbollistin e Kosovës të 'këndellet'
FOTO: Laura Hasani

Mediumi anglez: Fitorja kundër Malit të Zi do ta ndihmojë futbollistin e Kosovës të 'këndellet'

Sport October 16, 2019 - 08:37
Detajet

Nottingham Forest ka përforcuar skuadrën me 12 prurje të reja gjatë afatit kalimtar veror, derisa momentalisht “Të Kuqtë” renditen në vendin e dytë në Ligën e Dytë Angleze të njohur si “Championship” dhe natyrisht përforcimet e reja kanë dhënë kontributin e tyre tashmë.

Disa prej futbollistëve të ardhur ishin me më pak kontribut, por kjo nuk ka shfaqur problem për Nottingham Forestin, shkruan “Seatpitch.co.uk”, përcjell Zëri.info.

Njëri prej futbollistëve të rinjë që nuk ka përmbushur pritshmëritë është portieri i Kosovës Aro Muriç.

Portieri shqiptar erdhi te Nottingham Foresti në formë huazimi në verën që lamë pas nga kampioni Manchester City.

Image

20-vjeçari pritej të ishte portier startues për Nottingham Forestin këtë edicion.

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e vlerëson atë tejmase, por minutazhi i Muriç këtë edicion është minimal.

Muriç ka luajtur vetëm katër ndeshje në kampionat, dhe më pas vendi i tij u ‘uzurpua’ nga Brice Samba.

Në mbrëmjen e së hënës, reprezentuesi i Kosovës kishte një mundësi të përsosur që ta kthente vetëbesimin e tij pasi vendi i tij u përballë me Malin e Zi në eliminatoret e ‘Euro 2020’.

Golat nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi ia mbajnë Kosovës gjallë shpresat për një kualifikim në ‘Euro 2020’.

Image

Muriç shkëlqeu në këtë ndeshje duke bërë tri pritje deçizive për të mos lejuar Malin e Zi të shënojë në portën kosovare.

Natyrisht, me këtë fitore, vetëbesimi duhet të jetë rikthyer te portieri i talentuar shqiptar, i cili duhet ta pres rastin për ta treguar veten te Nottingham Foresti në rast se Samba pëson ndonjë lëndim apo pezullohet./Zëri.info