Kaq vende do t'i takojnë tifozëve të Kosovës kundër Çekisë, zbulohen çmimet e biletave

Kaq vende do t'i takojnë tifozëve të Kosovës kundër Çekisë, zbulohen çmimet e biletave

Sport October 16, 2019 - 12:47
Detajet

Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020” janë në përfundim e sipër dhe Republika e Çekisë do t’i zhvillojë dy ndeshjet e mbetura në muajin nëntor.

Ndeshja eliminatore e parafundit do të zhvillohet në “Doosan Arena” në Plzen mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës të enjten e 14 nëntorit, shkruan Zëri.info.

Tashmë tifozët e Kosovës do të mund t’i blejnë biletat përmes Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Image

Gjithsej, 627 bileta do t’iu takojnë “Dardanëve”.

Me renditjen momentale në renditjen tabelore, ndeshja mes çekëve dhe Kosovës do ta definojë vendin e dytë në grupin A, ku Çekia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, kurse “Dardanët” në vendin e tretë me 11 pikë.

Shitja e biletave për tifozët çekë fillon të enjten e 17 tetorit.

Para-shitja e biletave do të bëhet në internet, kurse nga 23 tetori edhe në një dyçan tifozët në stadium për tifozët çekë.

Biletat ndahen në tre kategori çmimesh. Më e lira kushton 11 euro për kategorinë III, për kategorinë II kushtojnë 19 euro, ndërsa për kategorinë I kushtojnë 29 euro.

Gjithashtu, në dispozicion ka edhe bileta VIP, të cilat mund të blihen që nga dita e nesërme.

Image

Çmimi i tyre varion nga 97 euro deri në 135 euro.

Tifozët e Kosovës mund t’i blejojnë biletat përmes FFK-së, ku vetëm 627 vende janë të rezervuara për ta./Zëri.info