Sokoli: Një Kombëtare është obligim për sakrificën që është bërë për një flamur

Sokoli: Një Kombëtare është obligim për sakrificën që është bërë për një flamur

Sport October 16, 2019 - 13:01
Detajet

Ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë debat për çështjen “një Kombëtare” në futboll.

Pro kësaj ideje është edhe trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli, shkruan Zëri.info.

Sokoli për Klan Kosovën ka thënë se ka shumë argumente se pse duhet të kemi vetëm një Kombëtare, por shton se ata që e duan një gjë të tillë, nuk nënkupton se janë kundër skuadrës së Kosovës.

“Kemi diskutuar shumë në lidhje me çështjen se a duhet të jetë një Kombëtare apo shumë Kombëtare. Nuk e kam ditë që dikush ka qenë kundër Përfaqësueses së Kosovës, por të gjitha ata që kanë qenë për një Kombëtare, ju është vesh që janë kundër Kosovës”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli, përcjell Zëri.info.

“E vërteta është se Albin Kurti ka qenë për një Kombëtare dhe ai ka insistuar për një gjë të tillë, dhe ende ekziston kjo. Kam shumë argumente se pse duhet të jetë një Kombëtare”, vlerësoi trajneri kosovar.

“Një Kombëtare është obligim për shkak të sakrificës që është bërë për një flamur dhe kështu me radhë. Jam i bindur që kta që janë për një Kombëtare, nuk janë kundër Kosovës”, shtoi Sokoli./Zëri.info