Tovërlani: Deomos lëvdatat i shkojnë këtiij njeriu për suksesin e Kosovës

Tovërlani: Deomos lëvdatat i shkojnë këtiij njeriu për suksesin e Kosovës

Sport October 16, 2019 - 13:06
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur ta mposhtë Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” fituan me rezultat 2:0 në mbrëmjen e së hënës, shkruan Zëri.info.

Fitoren dhe paraqitjen e djelmoshave të Bernard Challandes e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur Afrim Tovërlani, i cili e ka komplimentuar trajnerin zviceran për punën e tij.

“Nuk është që kemi shpresuar kaq shumë pas kualifikimeve të para ku kishim radhitë gjithë ato humbje”, tha fillimisht Tovërlani për Klan Kosovën, përcjell Zëri.info.

“Doemos duhet t’i shkojë një lëvdatë selektorit, që prej një ekipi inferior arriti ta bëjë një Kosovë shumë të mirë dhe ta ngrisë në ranglista. Ndërsa kohëve të fundit jemi favorit edhe ndaj disa përfaqësuesve që ishim inferior”, potencoi ‘Toki’./Zëri.info

Image