Pamje nga ndeshja më e ‘errët’ e historisë së futbollit mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, ambasadori suedez ‘thyen’ heshtjen

Pamje nga ndeshja më e ‘errët’ e historisë së futbollit mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, ambasadori suedez ‘thyen’ heshtjen

Sport October 16, 2019 - 13:45
Detajet

Për herë të parë pas 30 vitesh, Korea e Veriut ka qenë nikoqire e Koresë së Jugut.

Shtetet e ndara për shkak të konfliktit brutal politik, me më shumë se gjysmë shekulli armiqësi, zyrtarisht janë ende në luftë, shkruan Zëri.info.

Për shkak të luftës civile që u zhvillua nga viti 1950 deri në vitin 1953, kjo nuk mbaroi asnjëherë me paqe, por me vetëm një armëpushim.

Një duel historik, pa transmetim, zërim dhe spektatorë

Të dy shtetet koreane zhvilluan ndeshjen historike këtë fundjavë, por që nuk kishte ndonjë rëndësi.

Ndeshja u mbyll pa gola dhe nuk mund të shihej nga askush.

Regjimi i Kim Jong-un i Koresë së Veriut në stadiumin e emëruar sipas gjyshit të tij Kim II-sun, nuk lejoi shikuesit në stadium, por as transmetim televiziv.

Nikoqirët, megjithatë premtuan se së shpejti do të fillojnë të transmetojnë pamje nga ndeshja.

Një raport qesharak i rrjedhës së ndeshjes

Agjensia e lajmeve shtetërore e Koresë së Veriut “KCNA” raportoi se ndeshja ka përfunduar 0:0 pas një serie ‘sulmesh dhe kundërsulmesh’.

Gazetarëve të Koresë së Jugut iu ndalua të hynin në stadium duke qenë të kufizuar për ta parë ndeshjen.

Sidoqoftë, heshtja është ‘thyer’

Por, heshtja është ‘thyer’ tashmë nga ambasadori suedez në Korenë e Veriut i cili postoi një video të përleshjes me futbollistëve.

Joahim Bergstrem shkroi: “Nuk kishte përleshje para fëmijëve. Oh, nuk pati aspak zënka. Kishte emocione të shumta në këtë ndeshje pa shikuesë”./Zëri.info