Tre xhudistët nga Kosova kërkojnë medalje në botërorin e juniorëve 'Marrakech 2019'

Tre xhudistët nga Kosova kërkojnë medalje në botërorin e juniorëve 'Marrakech 2019'

Sport October 16, 2019 - 14:05
Detajet

Tre xhudistët nga Kosova Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg), do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve, përcjell Zëri.info.

Kjo garë ka filluar sot në Marrakech të Marokut.

Flaka dhe Laura garojnë nesër (e enjte), ndërsa Shpati të shtunën.

Flaka dhe Laura vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në evropianin e junioreve Vantaa 2019./Zëri.info