Kritikat ndaj Petkovic, fitorja ndaj Irlandës, problemi i Shaqirit, Xhaka rrëfehet gjatë për ‘Blick’

Kritikat ndaj Petkovic, fitorja ndaj Irlandës, problemi i Shaqirit, Xhaka rrëfehet gjatë për ‘Blick’

Sport October 16, 2019 - 14:27
Detajet

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Zvicra regjistroi fitore të rëndësishme kundër Irlandës.

Pas humbjes nga Danimarka, helvetikët janë këndellur dhe kanë fituar ndaj irlandezëve me rezultat 2:0 me Granit Xhakën dhe Admir Mehmedin në skuadër, shkruan Zëri.info.

Mesfushori nga Kosova Xhaka së fundmi është rrëfyer në një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane “Blick”.

Image

Kapiteni i Arsenalit ndër të tjerash ka folur për humbjen nga Danimarka, për raportet me trajnerin Vladmir Petkovic, situatën e tensionuar në Përfaqësuese muajin e fundit si dhe për Xherdan Shaqirin.

“Zhgënjimi ishte shumë i madh dhe kemi pasur shumë kritika. Ky ishte një reagim nga ana jonë. Ishte një paraqitje e mirë nga ne dhe kështu që kjo është një e kaluar”, tha fillimisht Granit Xhaka.

Image

“Trajneri Petkovic ka qenë i kritikuar, por unë kam folur me të. Ne lojtarët mund të flasim vetëm pozitivisht për të. Ai është një super-trajner dhe të gjithë duam një të ardhme me të”, vlerësoi mesfushori nga Kosova, duke folur më pas edhe për raportet.

“Raportet i kemi pasur të mira. Nuk kam pasur kurrë raporte kaq të mira me një trajner si me të. Mësoj shumë gjëra nga ai, si në anën taktike ashtu edhe në anën mendore, gjëra që më ndihmojnë edhe në klub”, tregon më tej Xhaka.

“Sa i përket çështjes së Shaqirit, erdhi nga të dyja palët. Nuk është vetëm trajneri. Shaqiri e di se çfarë shkoi keq dhe çfarë mirë. Edhe trajneri e di. Gjithmonë ka diskutime në skuadër”, potencoi Xhaka duke shtuar:

Image

“Ishte vetëm një keqkuptim i vogël. Jam i sigurtë se Shaqiri do të kthehet me ne nëntor kur ai të rikuperohet pasi kemi nevojë për të. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme”./Zëri.info