Askush sikur Leo Messi, super-ylli i Barcelonës prezanton 'Këpucën e Artë'

Askush sikur Leo Messi, super-ylli i Barcelonës prezanton 'Këpucën e Artë'

Sport October 16, 2019 - 14:36
Detajet

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është prezantuar me ‘Këpucën e Artë’ evropiane pasi argjentinasi e përfundoi edicionin 2018/19 si golashënuesi më i mirë në kontinentin e vjetër.

Ai ka fituar garën duke shënuar 36 gola në 34 paraqitje për skuadrën katalunase edicionin e kaluar, ku Barcelona e fitoi titullin e La Ligës, në krye me super-yllin nga Argjentina, shkruan Zëri.info.

Ishte hera e gjashtë që Messi e ka fituar këtë çmim dhe tashmë janë bërë nëntë vite që prej kur ai e fitoi për here tëparë çmimin pas edicionit 2009/10 duke shënuar 34 gola.

Image

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain ishte konkurrenti më i fortë i Messit, pasi super-ylli francez kishte shënuar 33 gola për kampionin e Ligës 1.

Top-treshen e kompleton Fabio Quagliarella i Sampdorias, i cili kishte shënuar 26 gola në Serie A, ku edhe u shpall golashënuesi më i mirë edicionin e kaluar në kampionatin elitar Italian.

Image

Futbollistët që kanë dominuar në garën për “Këpucën e Artë” në dekadën e fundit janë Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez./Zëri.info