Vukiçeviq nuk dorëzohet, kjo është deklarata e tij pas disfatës së Feronikelit

Vukiçeviq nuk dorëzohet, kjo është deklarata e tij pas disfatës së Feronikelit

Sport October 18, 2019 - 16:08

Gjilani ka marrë një fitore shumë të madhe në udhëtim ndaj kampionit aktual Feronikelit me rezultat 2:1 për të bërë kështu një hap të madh drejt kreut të tabelës. Gjilanasit me këtë fitore ngjitën në vendin e parë në tabelë me një ndeshje më shumë sesa Drita e Ballkani që luajnë nesër, derisa Feronikeli ka mbetur bukur shumë mbrapa luftës për titull, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviq është parë i dëshpëruar dhe e ka pranuar se më këtë humbje ka mbetur bukur mbrapa, por nuk dorëzohet

“Luajtëm mirë dhe nuk e kemi merituar humbjen, luftuan shumë arritëm edhe të shënojmë gol dhe kishim raste të mira, por nuk ja dolëm. Kundër një skuadre siç është Gjilani si rival direkt për titull nuk duhet lejuar të gabojmë ashtu dhe të pranojmë asi gola. Ata kanë lojtarë të mirë ndërsa ne nuk ishim përqendruar mirë. Duhet të vazhdojmë dhe të shikojmë për ndeshet e radhës pasi tash jemi shumë larg për titull”, ka thënë Dejan Vukiçeviq për Supersport./Zëri.info