Idrizi i pakënaqur më ekipin, ja çfarë kemi mundur të bëjmë sot

Idrizi i pakënaqur më ekipin, ja çfarë kemi mundur të bëjmë sot

Sport October 18, 2019 - 16:26

Skuadra e Trepçës’89 ka pësuar një humbje të thellë sot ndaj Llapit në kuadër të javës së 10-t të Ipko Superligës me rezultat 4:1.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi është parë shumë i nervozuar me ekipin e tij që nuk realizoi rastet, shkruan Zëri.info

“Nuk ishte ndeshja e parë si sot me këto probleme edhe pse e nisëm ndeshjen me gol. Kur nuk shënon gola në fund të pjesës së parë dhe fillimi të dytës kur kishim disa raste atëherë kjo është e pafalshme. Nëse e shikojmë lojën nga një pikëpamje tjetër është dashur t’i shënonim 4-5 gola në pjesën e parë, dhe në atë moment kur nuk shënon atëherë e pritshme se do të pësosh”, ka thënë Shpëtim Idrizi për Supersport./Zëri.info