Kompania “Tiks.app” del me njoftim zyrtar për biletat Çekia – Kosova

Kompania “Tiks.app” del me njoftim zyrtar për biletat Çekia – Kosova

Sport October 18, 2019 - 17:36
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në muajin e ardhshëm do të luajë dy takime mjaft vendimtare ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Takimi i 14 nëntorit ndaj Çekisë është bërë tema më e diskutueshme në vend, shkruan Zëri.info.

Tashmë, Federata çeke ka njoftuar se biletat për tifozët e Kosovës do të shiten nga FFK.

Kompania që bën shitjen e biletave të Kosovës kur Dardanët luajnë si vendas “tiks.app”, ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale duke sqaruar se nuk janë të autorizuar për shitjen e biletave për ndeshje ndaj Çekisë.

“LAJMERIM: TIKS.app nuk është e autorizuar për shitjen e biletave te ndeshjes Rep.Çeke - Kosova”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Çekia – Kosova zhvillohet me 14 nëntor në Plzen, kurse pas tre dite Kosova në “Fadil Vokrri” e pret Anglinë./Zëri.info

Image