Manchester Unitedi refuzon të stërvitet në stadiumin e Partizanit

Manchester Unitedi refuzon të stërvitet në stadiumin e Partizanit

Sport October 18, 2019 - 18:06
Detajet

Skuadra serbe Partizani dhe Manchester Unitedi do të ndeshën në mesjavën e ardhshme në kuadër të Ligës së Evropës, derisa mediet serbe janë befasuar me një vendim që ka marrë sot skuadra angleze, transmeton Zëri.info.

Unitedi ka vendosur të mos stërvitet fare në stadiumin e Partizanit një ditë para ndeshjes ashtu siç është zakon në sfidat ndërkombëtare.

“Djajtë e kuq”, kanë vendosur të zhvillojnë stërvitjen e fundit në Angli për të udhëtuar më pas drejt Beogradit një ditë para ndeshjes.

Mediet serbe nuk e kanë pritur mirë këtë veprim të Unitedit, derisa kanë kujtuar se Liverpooli edicionin e kaluar erdhi në Beograd, stërviti e zhvilloi ndeshjen dhe e respektoi kundërshtarin./Zëri.info