Këta dy lojtarë i kanë thënë po Kosovës, bashkohen në nëntor

Këta dy lojtarë i kanë thënë po Kosovës, bashkohen në nëntor

Sport October 18, 2019 - 19:27

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë një interviste për gazetën Zëri ka thënë se në nëntor te Kosova do të vijnë disa lojtarë shumë të dëshiruar, por pa dashur të jap emra, shkruan Zëri.info.

Është gazetaolle e cila ka zbuluar emrat e lojtarëve për të cilët bëhet fjalë.

Elvis Rexhbecaj dhe sulmuesin e Bayernit, Leon Dajaku do të jenë pjesë e Kosovës në nëntor.

Elvis Rexhbecaj

Rexhbecaj: Luan te skuadra e Bundesligës gjermane, Wolfsburg.

Pozita e tij është mesfushor defanziv ndërsa aktualisht vlen rreth 8 milionë euro.

21 vjeçari pritet të jetë goditje e madhe e Kosovës për duelet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Dajaku: 18 vjeçari, luan në tri pozitat e mesfushës ofanzive.

Aktualisht është pjesë e Bayern Munchen II, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Futbollisti me prejardhje nga rajoni i Drenicës pritet të jetë poashtu një goditje e madhe te Kosova në repartin ofanziv./Zëri.info

Image
Elvis Rexhbeçaj
Image
Leon Dajaku