Messi tregon pse e refuzoi kontratën e përjetshme te Barcelona

Messi tregon pse e refuzoi kontratën e përjetshme te Barcelona

Sport October 18, 2019 - 21:53
Detajet

Futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi, teka me sukseset e arritura ai pa frikë mund të quhet edhe lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Kohët e fundit në mediet spanjolle, qarkullojnë lajme se Barcelona i ka ofruar Messit, një kontratë të përjetshme.

Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë futbollisti, teksa është shprehur se ai e ka refuzuar propozimin e bërë nga klubi katalanas.

Në një intervistë të dhënë për “Radio Metro”, ylli argjentinas është shprehur:

“Është e vërtetë që Barcelona më ofroi një kontratë të përjetshëm, por unë e refuzova. Nuk dua një kontratë që të më mbajë të lidhur me këtë klub. Unë dua të jem mirë, të luaj dhe të vazhdoj të luftoj për objektivat. Unë do të qëndroja këtu gjithë jetën, por jo me një kontratë që do të më detyronte.”, theksoi argjentinasi./Zëri.info