Fati i keq nuk i ndahet Interit

Fati i keq nuk i ndahet Interit

Sport October 18, 2019 - 21:59
Detajet

Aspak lajme të mira vijnë nga kampi zikaltër i Interit.

Pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve duket se ka qenë e mallkuar për Conten.

Pas dëmtimeve të Sanchez që do të mungojë për rreth 3 muaj dhe D’Ambrosios që do të qëndrojë jashtë të paktën 15 ditë, tekniku zikaltër ka humbur sërish edhe shërbimet e Stefano Sensit.

Vetëm një ditë zgjati shërimi i plotë i mesfushorit italian nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen ndaj Juventusit sepse në stërvitjen e ditës së enjte Sensi ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor i cili do ta mbajë jashtë fushave edhe për ca kohë, lajm ky që është konfirmuar nga analizat që mjekët e klubit të Interit i kanë bërë sot lojtarit,por në të njëjtën kohë një lajm që ka ardhur edhe si një dush i ftohtë për tifozët./Zëri.info

Image