Sot luhet një super-ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot luhet një super-ndeshje në Superligën e Kosovës

Sport October 19, 2019 - 10:04
Detajet

Dy skuadrat që synim kryer e kanë mbetjen në shoqërinë elitë të futbollit, Flamurtari dhe Drenica sot nga oar 14:00 do të ballafaqohen ndërmjet vete në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Pikët nga kjo ndeshje për të dyja skuadrat janë shumë të rëndësishme pasi pozita e tyre në tabelë nuk është edhe aq e mirë, kjo edhe bën të pritet një lojë e fortë dhe pa kalkulime.

Të kujtojmë dje janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 10-të. Gjilani e fitoi derbin duke e mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 2:1, ndërsa Llapi pa shumë telashe e mundi Trepçën’89 me rezultat 4:1. Një sfidë e vështirë ishte edhe ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 1:0.

Nesër luhen dy ndeshje tjera Drita - Ballkani dhe Ferizaj - Prishtina të dyja takimet nisin nga oara 14:00. /Zëri.info