Kosovës në nëntor i kthehet nga lëndimi ylli i mesfushës

Kosovës në nëntor i kthehet nga lëndimi ylli i mesfushës

Sport October 19, 2019 - 10:34
Detajet

Kosovën në nëntor e presin dy sfida të jashtëzakonshme. Përfaqësuesja jonë do të ndeshet me Çekinë me 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë luan me Anglinë në Prishtinës.

Kosova duke u bazuar në performancën e ndeshjeve të fundit ka gjasa reale të kualifikohet, kështu që drejtë Çekisë udhëton për fitore, e cila në rast se arrihet atëherë kualifikimi pothuaj do të ishte i sigurt, shkruan Zëri.info.

Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se në nëntor Kosova do t’i ketë 2 prurje të mëdha, derisa mësohet se fjala është për Elvis Rexhbeçajn dhe Leon Dajakun.

Megjithatë këto nuk janë i risitë e vetme pasi në nëntor Kosovës pritet t’i kthehet ylli i mesfushës, Hekuran Kryeziu i cili pësoi një lëndim të rëndë 7 muaj më parë. Kryeziu ka nisur stërvitjet te Zurichu dhe po besohet se do të jetë gati shumë shpejt.

Një tjetër lojtar që i kthehet Kosovës është Besar Halimi i cili mungoi me Malin e Zi për shkak të kartonëve të verdhë./Zëri.info

Image