Valon Berisha tregon cilat femra i shkruajnë më shumë shqiptare apo italiane

Valon Berisha tregon cilat femra i shkruajnë më shumë shqiptare apo italiane

Sport October 19, 2019 - 10:45
Detajet

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe ekipit italian Lazio, Valon Berisha i cili së fundi ishte pjesë në shou emisioni “Ich bin albaner” ku ka folur më shumë rreth karrierës së tij të suksesshme, por edhe jetës personale.

I ngacmuar nga gazetari Kreshnik Ibrahimi, futbollisti u pyet se cilat femra i shkruajnë më shumë ato italiane, norvegjez apo shqiptare.

“Flas shumë ma shumë me shqiptaret”, është përgjigjur futbollisti.

“Propozime kam pas, është ardhur koha me gjet një grua, kur rehatohet njeri s’ka ma mirë e gjen dashurinë e jetës, si objektiv e kam me gjet një e me u rahat”, vazhdoj tutje Berisha.

Kujtojmë që Valon Berisha po tregon formë të jashtëzakonshme me kombëtaren e Kosovës e cila po shpreson në kualifikimet e ‘Euro 2020’.