Futbollisti shqiptar ëndërron evropianin me Kosovën, Shqipërinë ose Zvicrën

Futbollisti shqiptar ëndërron evropianin me Kosovën, Shqipërinë ose Zvicrën

Sport October 19, 2019 - 11:54
Detajet

Talentet shqiptarë tashmë kanë pushuar Evropën anembanë. Kjo edhe ka bërë që shumë shtete të fokusohen tek ta dhe t’i synojnë shërbimet e tyre. Njëri nga ta është sulmuesi Florian Kamberi i cili ende nuk ka vendos për të ardhmen e tij, shkruan Zëri.info

Krejt çfarë donë në këto momente Kamberi është pjesëmarrja në Evropianin 2020, qoftë me Kosovën, Shqipërinë apo Zvicrën.

“Qëllimi im i madh është që të luajë futboll ndërkombëtar. Kam mundësi të luajë për tri përfaqësuese dhe secila nga to do të jetë një privilegj për mua, në veçanti nëse do të ishte në turne si kampionati evropian ose botëror”, ka thënë Kamberi për “The Sun”, transmeton Zëri.info.

“Për të arritur këtë qëllim duhet të luani rregullisht në klubin ku luani dhe unë këtë nuk e kam dhe do ta konsiderojë largimin. A ekziston shansi që unë të luajë në “Euro”? Po, nëse unë luajë çdo fundjavë dhe shënojë gola rregullisht, atëherë do të jetë një mundësi”, ka shtuar sulmuesi i lindur në Zurich i cili këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në skuadrën skoceze Hibernian i cili ka tri mundësi për të zgjedhur sa i përket futbollit ndërkombëtar, Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën.

“Është e vështirë të di se cila është mundësia më e mirë, sepse nuk e di se çfarë mendojnë këto shtete për mua. Unë kam lidhje me secilin shtet. Jam rritur në Zvicër dhe e kam familjen atje. Të dy prindërit i kam nga Kosova dhe atje kam qenë shpesh për pushime. Shqipëria është si një vëlla për Kosovën, pra do të ishte e njëjtë për mua në fund të ditës. Nuk kam ndonjë preferencë, unë kurrë nuk do të them se kjo ishte zgjedhja ime para të tjerave. Do të jetë një privilegj t’i përfaqësojë. Nuk jam ftuar asnjëherë nga asnjëra, jam duke pritur”, ka përfunduar Kamberi./Zëri.info