Krerët e FFK-së morën pjesë në turneun e Policisë në Gjilan

Krerët e FFK-së morën pjesë në turneun e Policisë në Gjilan

Sport October 19, 2019 - 11:59

Presidenti Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe ndihmëstrajneri i Kombëtares A, Muharrem Sahiti, kanë marrë pjesë sot në turneun e 7-të në futboll të vogël në Gjilan, që u organizua nga Sindikata e Policisë, për nder të policëve të rënë në detyrë.

Në fjalën e tij, presidenti Ademi përshëndeti të pranishmit dhe familjet e policëve të rënë, derisa e përgëzoi komunën e Gjilanit dhe komandantin e policisë në këtë rajon, pasi Gjilani është qyteti më i qetë në Kosovë.

Po ashtu, presidenti Ademi falënderoj Policinë e Kosovës si partner në sukseset e Federatës dhe Kombëtares së Kosovës, teksa theksoi se Policia dhe Federata janë bërë dy institucione të rëndësishme të popullatës tonë, ku njëra ofron sigurinë për qytetarët e vendit, derisa tjetra u ofron dhe u krijon kënaqësi dhe krenari tërë popullit tonë./Zëri.info

Image