Kosova në Evropian apo Lazio në Champions? Kjo është përgjigjja e Valon Berishës

Kosova në Evropian apo Lazio në Champions? Kjo është përgjigjja e Valon Berishës

Sport October 19, 2019 - 12:26

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha në një intervistë për emisionin “Ich bin Albaner”, ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur nëse dëshiron më shumë që Kosova të kualifikohet në Evropian apo Lazio në Ligën e Kampionëve.

“Dëshira ime ka qenë gjithmonë që ta dërgoj Kosovën në evropian apo botëror, dëshira është shumë e madhe por normal edhe Lazion kisha pasur dëshirë me dërgu në Champions League”, tha ylli i Kosovës.

Po ashtu Valoni tregoi se nga trajneri marrin shumë motivim dhe sipas tij kjo është shumë e rëndësishme.

Futbollisti i Kosovës tregoi po ashtu që babi i tij ka punuar mjaftë shumë për t’i ndihmuar edhe familjarët të cilët jetojnë në Kosovë. “I ka mbajtur dy, tre puna për me mbajt familjen, edhe jo veç neve në Norvegji po edhe për tjerët në Kosovë”.

Andaj ai tha se futbollin e bënë edhe për familjen e tij por edhe për më i gëzuar familjet e tjera shqiptare.