A iu kujtohet sensacioni i ‘YouTube’ që luante për Milanin? Sot ai ka nënshkruar me këtë klub

A iu kujtohet sensacioni i ‘YouTube’ që luante për Milanin? Sot ai ka nënshkruar me këtë klub

Sport October 22, 2019 - 16:48
Detajet

Hachim Mastour i është ribashkuar ish-klubit të vendlinjdes së tij, Reggina shtatë vjet pasi ishte larguar nga kjo skuadër në drejtim të Milanit, transmeton zeri.info

21-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare me klubin e Serisë C, derisa do ta mbajë të veshur fanellën me numër 30.

Ai i bashkohet Regginas pasi marrëveshja me klubin grek, Lamia ishtë shkëputur në mars të këtij viti.

Në të kaluarën pritjet kanë qenë të mëdha për sulmuesin, i cili ishte kërkuar edhe nga Real Madridi, Barcelona e Manchester City./Zëri