Fitore dramatike e Juventusit në Moskë, fitone edhe Bayern Munich

Fitore dramatike e Juventusit në Moskë, fitone edhe Bayern Munich

Sport nëntor 06, 2019 - 20:49
Detajet

Juventusi ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Lokomotivës së Moskës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e vlefshme për grupin D e ka fituar Juventusi përballë skuadrës greke me rezultat 2:1, shkruan Zëri.info.

Aaron Ramsey (‘4) dhe Douglas Costa (’90) shënuan për mysafirët në Moskë, derisa për vendasit shënoi Miranchuk në minutën e 12-të.

Image

Pas ndeshjes së sotme, Juventusi ngritet në vendin e parë me dhjetë pikë, kurse Lokomotiva mbetet në vendin e tretë me vetëm tri pikë.

Nga ana tjetër, në kuadër të grupit B, Bayern Munich ka fituar përballë Olympiacosit me rezultat të pastër 2:0.

Lewandowski (’69) dhe Ivan Perisic (’89) shënuan golat për fitoren e radhës të bavarezëve.

Image

Pas katër ndeshjeve në grupin B, Bayern Munich mbetet lider me 12 pikë, kurse Olympiacosi në vendin e fundit me vetëm një pikë./Zëri.info