Derbi luhet në Ferizaj

Derbi luhet në Ferizaj

Sport nëntor 08, 2019 - 18:55

Pas derbit dramatik në mes të Prishtinës e Besa Famgas, derbi i radhës në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) luhet në Ferizaj. Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 takohen Kastrioti e Prishtina. Kastrioti pas disa vështirësive në fillim të edicionit, ka marrë veten dhe ka synimet e tij në këtë ndeshje që pritet të jetë interesante.

Ndërkohë Prishtina është trimëruar nga paraqitja e fuqishme ndaj Besës, kështu që në palestrën “Bill Clinton” pritet hendboll i bukur e cilësor. Prishtina është e dyta me 12 pikë, kurse Kastrioti mbanë vendin e katërt me 10 pikë, transmeton Zëri.info.

Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera të javës së tetë të Superligës së hendbollistëve: Vushtrria – Besa Famgas (19:00), Trepça – Llapi (19:00) dhe Drita – Drenica (18:30). Të dielen (17:30) është ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Prizrenit.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e shtatë. Të shtunën luhet takimi në mes të Dukagjinit e Ulpianës që fillon në ora 12:00. Të dielen janë tri takimet tjera: Rahoveci – Lepenci (17:00), KEK-u – Vjosa (18:00), Samadrexha – Zhegra (19:00)./Zëri.info