Llapi me një njoftim të rëndësishëm për publikun para ndeshjes me Prishtinën

Llapi me një njoftim të rëndësishëm për publikun para ndeshjes me Prishtinën

Sport nëntor 08, 2019 - 19:02
Detajet

Nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante të stinorit ku përballën rivalët e vjetër Llapi e Prishtina, ndeshje kjo që luhet nga ora 13:00.


Skuadra Llapjane që deri para këtij dueli ishte e dënuar t’i zhvillojë ndeshjet pa shikues pas problemeve që patën në sfidën ndaj Ferizajt, ndeshjen me Prishtinën e luan me tifozë. Kjo ka bërë që ekipi të lëshojë një njoftim para ndeshjes duke njoftuar se pas 35 vjet hapet hyrja perëndimore e stadiumit “Zahir Pajaziti”, shkruan Zëri.info.

Njoftimi i KF Llapit:

Me qëllim të shmangies së turmës së madhe dhe hyrjes më të shpejtë në stadium për ndeshjen e nesërme Llapi - Prishtina, edhe zyrtarisht do hapet hyrja nga ana perëndimore e stadiumit(nga stacioni i autobusëve), hyrje që kërkojmë të jetë hyrja kryesore e stadiumit "Zahir Pajaziti", e cila ishte e bllokuar tashmë e 35 vite.

Inkuadrojmë publikun llapjan që të vinë me kohë dhe në numër të madh në stadium, pasi prezenca e tyre është motiv shtesë për djelmoshat e KF Llapit drejt fitores, njëherit të ndalojnë hedhjen e gjësendeve dhe sjelljeve tjera jo sportive që mund të penalizojnë klubin me dënime të parashtruara”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.