Bunjaku kujton kohën kur udhëhiqte Kosovën, tregon një sekret

Bunjaku kujton kohën kur udhëhiqte Kosovën, tregon një sekret

Sport nëntor 08, 2019 - 20:14
Detajet

Ish përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku ka folur për kohën kur ka udhëhequr Kosovën dhe përvojën që ka kaluar në atë kohë.


Ai ka zbuluar se së bashku me futbollistët kanë besuar se në vitin 2020 Kosova do të kualifikohet në Evropian, derisa eliminatoret e botërorit i kanë shfrytëzuar për përvojë, shkruan Zëri.info.

“Në atë kohë nuk kemi pasur as stadium ku mund të stërvitim e lëre më për t’i zhvilluar ndeshjet, kështu që në së bashku me futbollistët kemi ardhur në një konkludim se shanset tona janë në kualifikimet për Evropianin 2020. Pra ne eliminatoret e botërorit i kemi shfrytëzuar të përgatitemi për eliminatoret e evropianit 2020 dhe rezultatet po shihen tash”, ka thënë Albert Bunjaku në favorit të T7./Zëri.info