Albert Bunjaku tregon çka bisedoi me Bernard Challandes kur u takua për herë të parë

Albert Bunjaku tregon çka bisedoi me Bernard Challandes kur u takua për herë të parë

Sport nëntor 08, 2019 - 20:24
Detajet

Ish përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku ka folur për kohën kur ka udhëhequr Kosovën dhe përvojën që ka kaluar në atë kohë.

Ai në emisionin Favorit në T7 ka treguar edhe për takimin e parë që ka pasur me trajnerin aktual të Kosovës, Bernard Challandes, transmeton Zëri.info.

“Jam takuar me Challandesin në Mitrovicë, jemi takuar në mënyrë shumë të mirë. I kam treguar këtë që për fat të mirë të gjithë stafin teknik që unë e kam pasur – Muharremin, Bajramin, Gencin – të gjithë janë në Kombëtare, kjo e vazhdon kontinuitetin e punës”, ka thënë Bunjaku.

“Gjithashtu i kam thënë se për çfarëdo që ka nevojë, unë jam i gatshëm të i jap informata – qoftë të këqija e qoftë të mira, ato që kanë qenë reale – ngase vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara”, ka thënë Bunjaku./Zëri.info