Plepolli zbulon pagat marramendëse të dy futbollistëve të Llapit

Plepolli zbulon pagat marramendëse të dy futbollistëve të Llapit

Sport nëntor 08, 2019 - 23:17
Detajet

Ish futbollisti i njohur kosovar tash trajner Arsim Plepolli së bashku me ish përzgjedhësin e Kosovës Albert Bunjaku ishin të ftuar në emisionin Favorit në T7 sonte.

Ata gjatë bisedës, kanë përmendur edhe nivelin e pagave në Superligën e Kosovës.

Derisa Albert Bunajku ka thënë se disa futbollistë në Kosovë marrin paga më të larta se në Suedi, Plepolli ka zbuluar se në skuadrën e Llapit janë dy futbollistë që paguhen nga 5000 euro në muaj.