Cima e krahason vetën me Xherdan Shaqirin

Cima e krahason vetën me Xherdan Shaqirin

Sport nëntor 08, 2019 - 23:36
Detajet

Aktori i mirënjohur i humorit, Rasim Thaçi, i njohur si Cima, i ftuar në emisionin N’Konak në TV Dukagjini, ka folur edhe për karrierën e tij si futbollist, duke dhënë disa vlerësimet tjetër interesante, madje në një moment e krahason vetën edhe me Xherdan Shaqirin, shkruan Zëri.info.

“Kam qenë talent i futbollit, fillimisht si i ri në Prishtinë e më pas te Flamurtari. Nuk na kanë lejuar të shkojmë më lart, sepse politika ka ndërhyrë edhe në sport, por kemi pasur potencial të mirë. Personalisht, mendoj se kam qenë nivel e Xherdan Shaqirit dhe disa futbollistëve të sotëm, por kushtet nuk kanë lejuar të arrijmë më shumë”, ka thënë Thaçi.