Zyrtare: Risi e madhe në listën e Rejas, futbollisti nga Kosova i bashkohet Kombëtares

Zyrtare: Risi e madhe në listën e Rejas, futbollisti nga Kosova i bashkohet Kombëtares

Sport November 10, 2019 - 11:05
Detajet

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Andorrën dhe Francën.

Në listë bie në sy se janë plot 26 lojtarë të grumbulluart, si dhe 8 të tjerë të gatshëm, në rast të ndonjë dëmtimi apo largimi të lojtarëve të thirrur. Ndërkohë, ka edhe 5 lojtarë të cilët nuk ia kanë dalë dot për arsye dëmtimi.

Tre portierët janë Berisha, Hoxha e Strakosha, ndërkohë Selmani mbetet për Alban Bushi te Shpresat. Enea Mihaj është bashkuar me listën e mbrojtësve, ndërkohë që Hysaj, Ismajli, Veseli, Dermaku e Memolla bëjnë pjesë gjithashtu. Konfirmohet sërish ftesa për lojtarin e Partizanit, Lorenc Trashin.

Në mesfushë, vjen sërish nga dëmtimi Emanuele Ndoj, ndërkohë që nuk ndryshojnë emrat që kanë qenë prej kohësh si Xhaka, Bare, Memushaj, Gjasula, Qose, Ramadani e Lenjani. Ka sërish grumbullim për Lindon Selahin, që debutoi me fanellën kuqezi ndeshjen e tetorit, ndaj Moldavisë.

Risi në sulm është lojtari i Hibernian në Skoci, Florian Kamberi, për të cilin po punohet edhe për dokumentacionin, të jetë gati për aktivizim. Rikthehet Myrto Uzuni, që në tetor u la në listën e pritjes. Ndërkohë, emrat e tjerë në vijën e parë janë Balaj, Roshi, Manaj e Seferi.

Një shpjegim edhe për 5 lojtarë që nuk janë thirrur, të cilët mungojnë për arsye dëmtimi. Mavraj, Kumbulla, Abrashi, Sadiku e Cikalleshi, nuk do të kenë mundësi që në këto dy ndeshje të japin kontributin e tyre për Kombëtaren. Më poshtë, lista e plotë e publikuar nga Edi Reja.

LISTA

Etrit Berisha (Spal)

Alban Hoxha (Partizani)

Thomas Strakosha (Lacio)

Berat Gjimshiti (Atalanta)

Elseid Hysaj (Napoli)

Ardian Ismajli (Hajduku i Splitit)

Lorenc Trashi (Partizani)

Frederik Veseli (Empoli)

Enea Mihaj (Paok)

Kastriot Dermaku (Parma)

Hysen Memolla (Kokkolan)

Lindon Selahi (Tuente)

Taulant Xhaka (Bazel)

Keidi Bare (Malaga)

Emanuele Ndoj (Bresha)

Ledian Memushaj (Peskara)

Klauis Gjasula (Paderborn)

Kristi Qose ( Ruzembork)

Ylber Ramadani (Velje)

Ermir Lenjani (Sion)

Bekim Balaj (Sturm Grac)

Myrto Uzuni (Lokomotiva e Zagrebit)

Florian Kamberi (Hibernian)

Odise Roshi (Akhmat Grozni)

Rei Manaj (Albacete)

Taulant Seferi (Ksakaks)

Lojtarët e gatshëm:

Gentjan Selmani (Memen Spor)

Naser Alij (Honved)

Ergys Kaçe (Paoku)

Enis Çokaj (Lokomotiva e Zagrebit)

Xhakomo Vrioni (Çitadela)

Endri Çekiçi (Olimpija Ljubljana)

Ivan Balliu (Almeria)

Armando Broja (Çelsi)