Superliga Live: Ndërpritet ndeshja në Mitrovicë, lëndohet ylli i skuadrës

Superliga Live: Ndërpritet ndeshja në Mitrovicë, lëndohet ylli i skuadrës

Sport nëntor 10, 2019 - 12:57

Sot zhvillohen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. Dy skuadrat që i prijnë tabelës me pikë të barabarta, Gjilani dhe Ballkani do të jenë sot përballë një sfidë shumë të rëndësishme për t’u fituar, shkruan Zëri.info.

Gjilani që është lider fal goldallimit, para tifozëve të vetë e pret Drenicën kundërshtar ky që në ndeshjet e fundit ka ditur të jetë rival shumë i fortë.

Në anën tjetër një udhëtim i vështirë është për Ballkanin e Ismet Munishit i cili ndeshet me Trepçën’89 në Mitrovicë. Pikët si për Ballkanin ashtu edhe për Trepçën’89 janë shumë të nevojshme, kjo pasi njëra lufton për titull e tjetra për mbijetesë.

 Gjilani – Drenica 1:1

76′ Fiton Hajdari i vendasve  gjuan bukur por jashtë portës.

70' Goool, Harmon ka shënuar për ta barazuar rezultatin në1:1 me një gol të shënuar me kokë. 

55′ Keita Razak ka shënuar për Gjilanin por goli u shfuqizua për pozitë jashtë loje.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

38' Gool, Gjyqatri Dardan Çaka ka akorduar penallti për Gjilanin, Drenica po proteston ashpër por vendimi nuk ndryshon. Fiton Hajdari gjuan shënon. 

15′ Muhamed Useini i Gjlanit gjuan pranë portës.

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Gjilani: Haxhihamza, Halili, Kastrati, Veliu, Ferreira, Shabani, Useini, Jonuzi, Razak, Hajdari, Progni. Kryetrajner: Gentian Mezani

Drenica: Ymeri, Osmani, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Mustafa, Bardhi, Hyseni, Lladrovci, Harmon. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Besnik Morina, Visar Kelmendi, Bardh Ajeti

 

Trepça ’89 – Ballkani 0:0

80' Ndërpritet ndeshja në Mitrovicë, lëndohet ylli i skuadrës Arb Manaj pas një përplasje me portierin e Ballkanit. Fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja.

69' Arb Manaj ka mundur të shënojë për Trepçën'89 por gjuajtja e tij kalon mbi portë.

Dy zëvendësime te Ballkani. Portieri Ruxhi largohet futet Flamur Gashi dhe Artur Magani zëvëndeson Edmond Turkun

46 Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

27' Portieri i Trepçës'89 Arben Beqiri e ka shpëtuar skuadrën e tij nga goli i sigurt duke e ndalur gjuajtjen e Topallit.

21' Arb Manaj ka gjuajtur në mënyrë spektakolare por topi kaloi jashtë porte. Sa i pafat këtë herë sulmuesi i Trepçës'89.

09' Arb Manaj kishte mundësi shënimi por topi kaloi jashtë porte.

01' Nis ndeshja

Formacionet

Trepça ’89: Beqiri, Asare, Kaqiku, Statovci, Pira, Maloku, Hoti, Jashari, Rusi, Emini, Manaj. Kryetraner: Shpëtim Idrizi

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Sinani, Berisha, Krasniqi, Kuç, Bytyçi, Turku, Hoxha, Baftiu, Topalli. ë‍ë Kryetrajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Emdond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Shpëtim Murtezi