Agim Ademi jep lajmin e madh për rritjen e kapaciteteve në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Agim Ademi jep lajmin e madh për rritjen e kapaciteteve në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Sport November 10, 2019 - 21:14
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Fillimisht, 'Dardanët' përballen me Çekinë në Plzen më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë e presin Anglinë në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Interesimi për blerjen e biletave të ndeshjes së Kosovës, derisa ka pasur fjalë për rritjen e kapacitetit të stadiumit 'Fadil Vokrri'.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka thënë se punët priten të nisin në mars.

Image

"Është vonuar nisja e punës së stadiumit kombëtar, por e kam bërë një plan dhe e kam shpalosur te UEFA", ka thënë Ademi në RTK, përcjell Zëri.info.

"UEFA ma ka dhënë miratimin e projektit të tillë, dhe stadiumi mund të rritet edhe për shtatë mijë vende", vlerësoi Ademi.

"Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës është dakord dhe punët priten të nisin në muajin mars dhe mund të përfundojë në fund të verës së ardhshme", potencoi Ademi./Zëri.info