UEFA e befason Shqipërinë, i dërgon një 'skuadër' inspektorësh për ta parë Arenën Kombëtare

UEFA e befason Shqipërinë, i dërgon një 'skuadër' inspektorësh për ta parë Arenën Kombëtare

Sport November 10, 2019 - 21:23
Detajet

U mendua se do të ishin vetëm dy inspektorë të UEFA-s për të parë stadiumin e ri kombëtar në zemër të Tiranës, ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë.

Por, sipas Telesport, ditën e sotme kanë zbarkuar plotë 6 inspektorë, disa që në orën 07:30 të mëngjesit.

Ata kanë parë si ambientet brenda, ashtu edhe parkingun. ‘Sky Box’ për transmetim, Mix Zone për mediat, dhomat e zhveshjes dhe hyrjet kryesore, përveçse cilësinë e terrenit.

Testi Vllaznia-Apollonia e luajtur në ora 19:00 ishte faza përmbyllëse për të provuar broadcast (sinjali tv) dhe FSHF kishte paguar 30 mijë euro për testin ose demon.