Në prag të ndeshjes me Rusinë, trajneri i Kosovës: Nuk do të lejojmë që..

Në prag të ndeshjes me Rusinë, trajneri i Kosovës: Nuk do të lejojmë që..

Sport November 10, 2019 - 21:30
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U-19 do të paraqitet këtë muaj në eliminatoret e Kampionatit Evropian që zhvillohen në Uells.

Në këto eliminatore, të cilat zhvillohen nga 12 deri në 20 nëntor, Kosova do të luajë ndaj Rusisë, Polonisë dhe Uellsit, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, trajneri Ramiz Krasniqi ka komentuar në mes të tjerash edhe ndeshjen me Rusinë, derisa merr shembull Përfaqësuesen A.

"Nuk ka dyshim se Rusia është favorite dhe ka një skuadër shumë të mirë", ka thënë fillimisht Krasniqi në RTK, përcjell Zëri.info.

"Në anën tjetër, kam qenë edhe në Poloni, dhe e kam parë se polakët kanë investuar jashtëzakonisht shumë në futboll", vlerësoi Krasniqi.

"Fillimisht do të luajmë ndaj Rusisë, ku edhe do të kemi motiv shtesë pasi e kemi Përfaqësuesen A", theksoi Krasniqi.

"Nuk do të lejojmë që ta nënçmojmë veten dhe do të luajmë me zemër", shtoi trajneri i mirënjohur kosovar./Zëri.info