Trajneri i Kosovës me fjalë të mëdha para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë
FOTO: Laura Hasani

Trajneri i Kosovës me fjalë të mëdha para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë

Sport November 10, 2019 - 21:36
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Fillimisht, 'Dardanët' përballen me Çekinë në Plzen më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë e presin Anglinë në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Para ndeshjeve të muajit nëntor, trajneri i Kosovës U-19 Ramiz Krasniqi është shumë optimist për dy ndeshjet e radhës.

Image

"Çdo rezultat tjetër përveç humbjes në Çeki është në favor të Kosovës", ka thënë fillimisht Krasniqi në RTK, përcjell Zëri.info.

"Ndërkaq, Anglia do të vie me krejt futbollistët më të mirë, por nuk e kanë motivimin pasi e kanë siguruar pothuajse kualifikimin", vlerësoi Krasniqi.

"Pra, kur i kemi shënuar tri gola në Angli, pse të mos e mundin Anglinë në Prishtinë? Por edhe nëse nuk kualifikohemi nuk do të ishte zhgënjim, por vetëm një përvojë", shtoi ai./Zëri.info