Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Trajneri i Kosovës: Çekia na frikësohet, ju tregoj se si duhet të luajmë në Plzen

Trajneri i Kosovës: Çekia na frikësohet, ju tregoj se si duhet të luajmë në Plzen

Sport November 10, 2019 - 21:44
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Fillimisht, 'Dardanët' përballen me Çekinë në Plzen më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë e presin Anglinë në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Para ndeshjeve të muajit nëntor, trajneri i Kosovës U-15 Gazmend Haliti ka treguar në mes të tjerash se si Kosova duhet t'i çaset këtyre ndeshjeve.

"Kam besim te Kosova, kemi një skuadër të mira. Kemi fituar edhe një përvojë pas këtyre ndeshjeve", ka thënë fillimish Haliti në RTK, përcjell Zëri.info.

"Mendoj se Çekia na ka frikën, pasi thonë se edhe barazimi do t'iu përshtatet ndaj Kosovës", vlerësoi Haliti.

"Ne duhet t'i futemi ndeshjes me pak presion dhe jo me euforinë vetëm për të sulmuar", potencoi Gazmend Haliti./Zëri.info