'Shpërthen; Guardiola, befason me këtë deklaratë pas humbjes nga Liverpooli

Sport November 10, 2019 - 22:09
Detajet

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola i ka dalur në mbrojtje skuadrës së tij, duke i quajtur 'të jashtëzakonshëm' pavarësisht se janë nëntë pikë mbrapa Liverpoolit bë tabelë.

Skuadra e Jurgen Klopp bëri një hap drejt titullit të Premierligës duke mposhtur kampionin Manchester Cityn me rezultat 3:1, shkruan Zëri.info.

Ecuria e tmerrshme e Man Cityt në 'Anfield' vazhdoi - me një fitore në 29 ndeshje - derisa trajneri katalunas bëri edhe disa deklarata kontraverse për sistemin VAR.

"Çfarë ndodhi sot është ajo që ne dëshmuan se pse jemi kampionë", ka thënë fillimisht Guardiola.

Image

"Në këtë stadium ne luajtëm në një mënyrë të pabesueshme dhe unë jam krenar me skuadrën time më shumë se kurrë", vlerësoi Guardiola.

"Ne bëmë paraqitje të mirë ndaj skuadrës më të mirë në Evropë dhe unë jam shumë krenar", potencoi Guardiola.

"Me lojën tonë ne kemi treguar se jemi kampionë", shtoi trajneri katalunas./Zëri.info