Superliga live: Dukagjini – Flamurtari, Vushtrria - Ferizaj, përfundojnë ndeshjet, këto janë rezultatet finale

Superliga live: Dukagjini – Flamurtari, Vushtrria - Ferizaj, përfundojnë ndeshjet, këto janë rezultatet finale

Sport November 11, 2019 - 13:15
Detajet

Vushtrria ka kryer detyrën, duke mposhtur në shtëpi Ferizajin me rezultat 3-1.

Bashkim Shala (48’ P), Raboshta (64’) dhe De Sousa (74’) realizuan në fitoren e vendasve, që ngrit ata në pozitën e 10-të me 12 pikë, kurse për ferizajasit shënoi Karahoda (82′) që bien në vendin e 11 me 12 pikë.

Ndërkohë, Flamurtari e ka mposhtur Dukagjinin në fund të takimit që ishte dramatik.

Dy golat e parë u shënuan nga pika e bardhë, me vendasit që kaluan në epërsi të parët me Mark Milicaj (31’) derisa mysafirët barazuan me Shend Kelmendin (69’).

Gentrit Begolli (90+5′) ishte heroi i kryeqytetasve, që morën tre pikë shumë të rëndësishme sa i përket luftës për mbetje në elitë.

Pas këtij rezultati, ekipi nga Klina vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 8 pikë kurse Flamurtari në vendin e 9 me 15 sosh.

Dukagjini - Flamurtari 1:2

Mbyllet ndeshja 

GOL: 95' Flamurtari shënon në fund të ndeshjes për ta përmbysur rezultatin. Gentrit Begolli shënon nga distanca për rezultatin 1:2

72′ Vendasit tentojnë me Ilir Mustafën, i cili provon me kokë, mirëpo topi shkon jashtë portës

GOL: 69’ Flamurtari e barazon rezultatin në 1:1 me golin e realizuar nga Shend Kelmendi

PENALLTI: 68’ Flamurtari fiton penallti. Elton Basriu i vendasve luan me dorë, gjyqtari akordon 11-të metërsh

58’ Dukagjini ka lëshuar mundësi të artë. Orges Gava nuk arrin që të shënojë nga afërsia. Ai në portën e zbrazët nuk arriti të realizojë duke e ndalur topin për të goditur më pas në trupin e portierit Nika. Kjo mundësi mund t’i kushtojë dukagjinasve

46' Nis pjesa e dytë 

Mbyllet pjesa e parë

38’ Flamurtari tenton ta barazojë rezultatin. Lorik Maxhuni harkon në zonë, por goditja e Torviol Stulqakut shkon mbi portë

GOL: 31’ Dukagjini kalon në epërsi pasi që Mark Milicaj shënon nga penalltia

Penallti: 30’ Akordohet penallti për Dukagjini, Mark Milicaj gjuan drejt zonës, Lorik Maxhuni luan me dorë dhe gjyqtari bën me shenjë nga pika e bardhë

23′ Dukagjini provon me Ernest Islamajn, i cili gjuan fuqishëm, por Muhaxhiri ishte në vend

4’ Dukagjini rrezikon përmes sulmuesit Altin Merlaku, i cili fuqishëm jashtë zonës, mirëpo topi nuk përfundon në portë

1’ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Dukagjini: Muhaxhiri, Palushaj, Bastriu, Syla, Haliti, Gava, Dushi, Mustafa, Lloga, Merlaku, Milicaj. Trajner: Severin Elezaj.

Flamurtari: Nika, Granchov, Zenunzaj, Manxhini, Ilijovski, Bruqi, Zeqiri, Islamja, Maliqi, Kelmendi, Stullqaku. Trajner: Synaj Keçi.

Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Alban Ejupi, Arben Halilaj.

 

Vushtrria – Ferizaj 3:1

Mbyllet ndeshja 

GOL: 82' Ferizaj e ngushton epërsinë në 3:1. Për mysafirët shënoi sulmuesi Fatih Karahoda me kokë

GOL: 74’ Vushtrria nuk ndalet, aksion i bukur mes Raboshtës dhe De Sousas. Ky i fundit gjuan fuqishëm për 3-0

GOL: 64’ Vushtrria e shënon edhe golin e dytë. Lamçja pason për Raboshtën, i cili nga afër shënon për 2-0

64′ Lorik Maxhuni i Flamurtarit ndodhet në rast të mirë. Gjuajta e tij shkon jashtë portës

GOOL: 49’ Bashkim Shala kalon në epërsi 1:0 Vushtrrinë

48′ Penallti në favor Vushtrrisë

46' Nis pjesa e dytë 

Mbyllet pjesa e parë

34′ Jasmin Raboshta sërish nuk e gjenë cakun. Goditja e tij nuk është e saktë

28’ Futbollistët vushtrrias assesi të ndalen. Bashkim Shala gjuan brenda zonës, por jo sa për ta mposhtur portierin Donat Kaçiu

17′ Mesfushori i Vushtrrisë, Lamcja ndodhet i vetëm me portierin por gjuan mbi portë

15’ Ndeshje e hapur në “Ferki Aliu”, futbollistët e Vushtrrisë kërkojnë penallti por ashtu nuk mendon gjyqtari kryesor

10′ Sulmuesi i Vushtrrisë, Jasmin Raboshta i vetëm me portierin, goditja e tij përfundon në shtyllë

1’ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Manxholli, Maxhuni, Lushtaku, Izmaku, Halimi, Mucaj, Dervishaj, De Souza, Shala, Lamcja, Raboshta. Trajner: Fitim Llapashtica.

Ferizaj: Kaçiu, Hyseni, Kuka, Qerkini, Shaqiri, Asani, Mustafa, Livoreka, Sadriu, Shala. Trajner: Bekim Isufi.

Gjyqtarët: Burim Jahmurataj, Elivs Bicaj, Imran Kabashi, Besfort Kosumi.