Amir Rrahmani me një deklaratë interesante para ndeshjes me Çekinë

Amir Rrahmani me një deklaratë interesante para ndeshjes me Çekinë

Sport November 11, 2019 - 20:18
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Fillimisht, më 14 nëntor, Kosova i shkon Republikës së Çekisë në Plzen, ndërsa tri ditë më vonë e pret Anglinë në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Djelmoshat e Bernard Challandes tashmë janë grumbulluar në kryeqytet, derisa sot zhvilluan seancën e parë stërvitore.

Pas stërvitjes, mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani u paraqit në një konferencë për media, ku tha se ndeshje me Çekinë do të jetë me ‘tensione’.

“Ndeshja me Çekinë do të jetë me shumë tensione, por ata kanë më shumë për të humbur se sa ne”, u shpreh fillimisht Rrahmani.

“Do të mundohemi të japim maksimumin ndaj Çekisë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, vlerësoi Rrahmani.

“Me thënë të drejtën nuk po mendojmë për Ligën e Kombeve, presioni është më i madh te ata sepse luajnë brenda”, tregon më tej Rrahmani.

“Edhe një barazim do të na mbante end enë lojë, gjithsesi do të provojmë të fitojmë”, shtoi ai./Zëri.info