Pamjet më të bukura nga stërvitja e sotme e Kosovës

Pamjet më të bukura nga stërvitja e sotme e Kosovës

Sport November 11, 2019 - 21:59
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Çekisë dhe kundër Anglisë.

Këto dy ndeshje janë tejet të rëndësishme, ngase epilogu i tyre mund t’i japë Dardanëve biletën për në Kampionatin Evropian, ëndërr kjo e kamotshme e shumë gjeneratave, përcjell Zëri.info.

Mirëpo, përkundër rëndësisë së madhe të këtyre ndeshjeve, si përzgjedhësi Challandes, ashtu edhe futbollistët janë të qetë dhe kanë filluar me përkushtim të përgatiten sidomos për ndeshjen e parë në Plzen, më 14 nëntor, ku do të ballafaqohen me rivalin direkt për pozitën e dytë në renditjen e Grupit A, Çekinë.

Image

Në stërvitjen e parë grupi nuk ka qenë i kompletuar, ngase për shkak të ndeshjeve të zhvilluara të shtunën kanë munguar disa prej futbollistëve.

Për shkak të problemeve me lëndime nuk u paraqitën Herolind Shala dhe Leart Paçarada, derisa Vedat Muriqi u stërvit ndaras prej pjesës tjetër të lojtarëve, për shkak të shqetësimeve në nyjën e këmbës, lëndim të cilin e pësoi në fundjavë në kampionatin turk.

Stërvitjen e sotme e ndoqën nga afër presidenti Agim Ademi, nënkryetari, Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve./Zëri.info

Image

Image