Granit Xhaka 'tallet' me sulmuesin nga Kosova, ai i përgjigjet me 'dhelpër dinake'

Granit Xhaka 'tallet' me sulmuesin nga Kosova, ai i përgjigjet me 'dhelpër dinake'

Sport nëntor 11, 2019 - 23:13
Detajet

Në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, Zvicra do të përballet me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Pjesë e skuadrës së Vladimir Petkovic janë edhe dy futbollistët nga Kosova Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, shkruan Zëri.info.

Të dy futbollistët shqiptarë janë në humor të mirë para dy ndeshjeve të radhës së helvetikëve.

Së fundmi, përmes rrjetit social ‘Instagram’, Granit Xhaka ka postuar një video interesante të Albian Ajetit.

Ajeti shihet duke vozitur një çikletë, derisa në fund ai dëgjohet duke thënë: “Dhelpër dinake”, kurse ende nuk dihet se për këtë e pati këtë fjalë.

Nga ana tjetër, Xhaka duket mjaft i buzëqeshur me veprimet e Ajetit.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme./Zëri.info