Para ndeshjes me Kosovën, dy yjet e Anglisë 'devijojnë' dhe përleshen në stërvitje

Para ndeshjes me Kosovën, dy yjet e Anglisë 'devijojnë' dhe përleshen në stërvitje

Sport November 11, 2019 - 23:20
Detajet

Raheem Sterling dhe Joe Gomez janë përfshirë në një incident në seancën e sotme stërvitore të Anglisë, raportojnë mediat angleze.

Dyshja e ‘Tre Luanëve’ u detyruan të stërvisin ndaras nga bashkëlojtarët e tyre pas një përleshje në ‘St George’s Park’, shkruan Zëri.info.

E gjithë kjo vjen disa orë pasi dyshja luajtën kundër njëri-tjetrit në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në pasditën e së dielës.

Siç raporton ‘The Mail’, futbollistët tjerë të Anglisë duhej të intervenonin për të mos e lejuar situatën të eskalonte.

Kuptohet se përleshja nisi pas debateve në lidhje me ndeshjen Liverpool – Man City.

Ndryshe, Anglia është duke u përgatitur për dy ndeshjet e mbetura të eliminatoreve për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi dhe Kosovës./Zëri.info

Image