Ky është detaji që nuk e keni vërejtur në konferencën e Bernard Challandes

Ky është detaji që nuk e keni vërejtur në konferencën e Bernard Challandes

Sport November 11, 2019 - 23:37
Detajet

Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e parë për media përpara dy dueleve shumë të rëndësishme të cilat Kosova i zhvillon brenda tre ditësh në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2020”, shkruan Gazetasheshi.com.

“Dardanët” do të ndeshen fillimisht me Republikën e Çekisë në “Doosan Arena” në Plzen më 14 prill, ndërkohë që kjo mund të jetë ndeshje historike për Kosovën.

Selektori Challandes është mundur ta largojë presionin nga futbollistët e tij, megjithëse e ka konsideruar si të domosdoshme fitoren ndaj Republikës Çeke.

Pavarësisht qetësisë që transmetoi Challandes, ai brenda dukej gjithë zjarr për të sulmuar të enjten mbrëma.

Në tabelën pranë selektorit Challandes duket se jo rastësisht ishin vendosur figurat në të, pasi që vërehej qartë se është dashur të transmetohet mesazhi se Kosova do ta sulmojë Çekinë nga minuta e parë dhe se ata do të mbrohen me shumë futbollistë në pjesëfushën e tyre.

Mbetet për tu parë se si do të startojë Kosova në duelin e së enjtes, por tashmë dihet se ky duel do të jetë për ‘jetë a vdekje’.

Image