Ylli i Kosovës pas stërvitjes në 'Fadil Vokrri': Gjithmonë është kënaqësi të..

Ylli i Kosovës pas stërvitjes në 'Fadil Vokrri': Gjithmonë është kënaqësi të..

Sport November 11, 2019 - 23:59
Detajet

Florent Hasani është i gatshëm t’i ndihmojë Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës të muajit nëntor.

Pas formës së mirë të treguar në Hungari me Diosgyorin, Hasani është ftuar sërish nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes, shkruan Zëri.info.

Nga Hungaria në Kosovë ka zbarkuar tashmë edhe vushtrriasi Hasani.

Image

Ish-futbollisti i Trepçës’89 është parë sot në seancën stërvitore të ‘Dardanëve’, derisa është shprehur i entuziazmuar për dy ndeshjet e radhës.

“Gjithmonë kënaqësi t’i kthehem grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës. Gati për dy sfidat e radhës”, ka shkruar Hasani.

Me 14 nëntor dhe 17 nëntor, Kosova do t’i zhvillojë dy ‘finale’, kundër Çekisë në udhëtim dhe kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Nga këto katër ndeshje Kosova do të kërkojë katër pikë, për të bërë ëndrrën realitet, kualifikimin në “Euro 2020”./Zëri.info