Matuidi i mungon Francës në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë

Matuidi i mungon Francës në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë

Sport November 12, 2019 - 00:05
Detajet

Mesfushori i Juventusit Blaise Matuidi është lënë jashtë skuadrës së Francës pasi ka pësuar një lëndim në brinjë në ndeshjen kundër Milanit.

Matuidi është larguar nga loja në minutën e 70-të në fitoren 1:0 të Juventusit ndaj Milanit të dielën, derisa trajneri Maurizio Sarri pohoi se 32-vjeçari kishte nevojë edhe për më shumë teste mjekësore për ta caktuar shkallën e lëndimit, shkruan Zëri.info.

“Blaise ka shkuar në J Medical për teste mjekësore”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

“Ai duhej të largohej nga loja shkaku i një lëndimi në brinjë. Nuk është ende e qartë shkalla e lëndimit të tij”, shtoi Sarri më tej.

Kështu, Matuidi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Francës për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë.V

Vendin e tij te ‘Gjelat’ e ka zënë mesfushori i Arsenalit Matteo Guendouzi./Zëri.info