Shpend Ahmeti e ka një super-lajm për ndeshjen Çeki - Kosovë

Shpend Ahmeti e ka një super-lajm për ndeshjen Çeki - Kosovë

Sport November 13, 2019 - 21:05
Zbuloni detajet

Sfida e madhe kualifikuese në mes të Çekisë dhe Kosovës do të mund të shikohet edhe

në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporon Zëri.info.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo ndeshje mund të shikohet në qendër të Prishtinës.

“Të enjten, në sheshin Zahir Pajaziti të gjithë në përkrahje të Kosovës. S’ka nevojë për bileta ë. Çeki – Kosovë 20:45. Fitorja na e mundëson rastin historik me Anglinë. Besa besëëëëë”, ka shkruar ai.

Dueli Çeki - Kosovë do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin "Doosan Arena" në Plzen të Çekisë. /Zëri.info