Challandes gjatë gjithë ditës ka qenë në humor të mirë, shikoni se më kë u takua pak çaste më parë në hotel

Challandes gjatë gjithë ditës ka qenë në humor të mirë, shikoni se më kë u takua pak çaste më parë në hotel

Sport November 13, 2019 - 23:00
Zbuloni detajet

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challades, gjatë ditës së sotme është dukur në humor të mirë, shkruan Zëri.info.

Një gjë e tillë është parë edhe në konferencën për media para ndeshjes së Kosovës me Republikën e Çekisë teksa i ka dhënë disa deklarata interesante.

Challandes në humor të mirë është dukur edhe në mbrëmje teksa i ka takuar gazetarët sportivë nga Kosova në Hotel "Merriott" ku po qëndron Kosova.

Image

Kosova luan nesër ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Ndeshja fillon në ora 20:45 në stadiumin "Doosan Arena" në Plzen.

Skuadra e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes katër ditë më pas e sfidon Anglinë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info