Emocionet po rriten, Florent Hadërgjonaj e ka një premtim të madh

Emocionet po rriten, Florent Hadërgjonaj e ka një premtim të madh

Sport November 13, 2019 - 23:19
Zbuloni detajet

Emocionet për ndeshjen e radhës të Kosovës sa vijnë e shtohen, shkruan Zëri.info.

‘Dardanët’ të enjten janë mysafirë të Çekisë në Plzen, në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Euro 2020.

Në prag të kësaj ndeshje, Florent Hadërgjonaj është deklaruar qartë për synimet.

Futbollisti i Huddersfieldit, ka premtuar se do të jap gjithçka për t’i bërë të lumtur tifozët e Kosovës, duke bërë të qartë se synim kanë vetëm fitoren.

“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Kosova luan nesër ndaj Republikës së Çekisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes katër ditë më pas e sfidon Anglinë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. /Zëri.info